Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e mesfushorit Dario Essugo
Chelsea ka njoftuar se Dario Essugo ka konfirmuar transferimin e tij nga Sporting Lisbona dhe ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2033. Essugo është bërë transferimi i parë i Chelseat në atë që pritet të jetë një verë e ngarkuar për ta në afatin kalimtar veror. Mesfushori ka kompletuar transferimin nga Sportingu dhe tani…

Sport
Chelsea ka njoftuar se Dario Essugo ka konfirmuar transferimin e tij nga Sporting Lisbona dhe ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2033.
Essugo është bërë transferimi i parë i Chelseat në atë që pritet të jetë një verë e ngarkuar për ta në afatin kalimtar veror.
“Chelsea është e kënaqur të konfirmojë transferimin e Dario Essugo nga Sporting Lisbona”.
“Mesfushori, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim tek Las Palmas në La Liga dhe luan për grupmoshat U21 të Portugalisë, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2033”.
“Essugo e nisi karrierën e tij në akademinë e Sportingut dhe u bë lojtari më i ri ndonjëherë që paraqitet për klubin, kur bëri debutimin e tij në moshën 16-vjeçare ndaj Vitoria Guimaraes në mars të 2021”.
“Më vonë gjatë atij viti, ai e theu rekordin e Luis Figos si titullari më i ri për Sportingun në moshën 16-vjeçare, 11 muaj dhe 17 ditë”, thuhej në njoftimin e Chelseat.
“Blutë e Londrës” kanë shpenzuar një shumë prej 22.3 milionë eurosh për Essugon dhe ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm nën urdhrat e Enzo Marescas sezonin e ardhshëm.
Chelsea FC is pleased to confirm the signing of Portuguese midfielder Dario Essugo.
Welcome to Chelsea, Dario! 🔵
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 2, 2025