ZYRTARE: Carrasco nënshkruan me klubin e madh nga Liga e Kampionëve (FOTO)
Yannick Ferreira Carrasco ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Sport
Yannick Ferreira Carrasco ka nënshkruar kontratë të re në Atletico Madrid.
23-vjeçari është i lidhur me “Vicente Calderon” deri më 2022, ka konfirmuar klubi nga La Liga.
“Jam shumë i lumtur që do të vazhdojë edhe për shumë vjet në Atletico Madrid”, deklaroi Carrasco për faqen zyrtare të Atletico Madridit, përcjell “Lajmi.net”.
Drejtori sportiv Jose Luis Perez Caminero shtoi: “Është një lajm fantastik për të gjithë tifozët e Atletico Madridit”.