ZYRTARE: Cacic shkarkohet nga Kroacia
Ante Cacic nuk është më selektor i Kroacisë.
Sport
Federata e Kroacisë ka shkarkuar selektorin Ante Cacic pas barazimit në shtëpi kundër Finlandës, ekip tashmë i eliminuar nga gara për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.
Fitorja e Islandës ka zbritur Kroacinë në pozitën e dytë me pikë të barabarta me Ukrainën.
Dy skuadrat ndeshen në duelin vendimtar në Kiev, përcjell “lajmi.net”.
Por, Kroacia në bankinë do ta ketë një elektor të ri. Pasardhësi i Cacicit do të emërohet në orët e ardhshme. /Lajmi.net/