ZYRTARE: Bolt refuzon këtë skuadër evropiane
Usain Bolt ka refuzuar një ofertë prej dy vite e gjysmë nga kampionët e Maltës, Valleta.
Sport
Tetë herë kampioni olimpik karrierën e tij futbollistike ka mundur ta vazhdojë në Evropë.
Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij Ricky Simms.
32 vjeçari Bolt pas pensionimit nga atletika ka vendosur t’i bashkohet futbollit, ku ka nënshkruar me skuadrën nga Australia, Central Coast Mariners, për të cilët ditën e premte shënoi dy herë në një ndeshje testuese.
“Ka shumë interesim për Bolt prej kohës që ka kaluar në futboll. Neve po na kontaktojnë rregullisht klube nga e gjithë bota”, ka deklaruar Simms, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ndryshimi është se oferta e fundit erdhi përmes medieve. Mund të konfirmoj se Usain nuk e sheh si një mundësi Maltën”./Lajmi.net/