ZYRTARE: Besnik Krasniqi lojtar i KF Vëllaznimit
Ardhja në krye e Agim Canës ka ngjallë KF Vëllaznimin.

Sport
Sot, kësaj skuadre i është bashkuar edhe mbrojtësi i njohur, Besnik Krasniqi.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të KF Vëllaznimit.
“Kryetari Agim Cana ka arritur marrëveshje me Besnik Krasniqin i cili së fundmi ishte pjesë e KF LLapit. Besnik Krasniqi ka vendosur që sezonin pranveror ti mbrojë ngjyrat kuqezi të klubit gjakovar.
Kryetrajneri Arsim Gojani me ndihmësit e tij Haxhi Kurhaskun dhe Veton Dolin kan filluar të pregatiten për sezonin pranveror në mënyrën më të mirë të mundur”, thuhet në njoftimin e klubit nga Gjakova./Lajmi.net/