Zyrtare: Berisha prezantohet te skuadra e re

Bernard Berisha është edhe zyrtarisht futbollist i skuadrës së Terek Groznyt.

Sport

04/01/2017 19:20

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka publikuar disa foto në Facebook, gjatë prezantimit si futbollist i Terekut.

“Nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën e Terek Groznyt. Do të doja të falënderoj të gjithë ekipin dhe tifozët për sa kohë isha në Anzhi. Po ashtu, falënderoj skuadrën e re për mikpritjen që më është bërë në Dagistan”, shkroi Berisha, përcjellë “lajmi.net”.

Ai aty ka gjetur edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Bekim Balajn dhe Odise Roshin. /Lajmi.net/

15910269_10154964260650712_1832356629_n 15879444_10154964262705712_1210392876_n 15879078_10154964261480712_562603982_n