ZYRTARE: Beijing Guoan me komunikatë për Nainggolan
Menaxheri i ekipit, Li Ming ka bërë të ditur se klubi kinez nuk është në përpjekje për blerjen e yllit belg, Radja Nainggolan.

Merkato
Beijing Guoan ka mohuar interesimin për transferimin e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan.
Menaxheri i ekipit, Li Ming ka bërë të ditur se klubi kinez nuk është në përpjekje për blerjen e yllit belg.
“Nuk e kemi kontaktuar asnjëherë Romën dhe Nainggolan asnjëherë nuk ka qenë në listën e objektivave tona për transferim në klub”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.
“Lajmi për interesimin tonë për blerjen e tij ka qenë i rremë dhe ne nuk do të lejojmë që të pengohemi prej tij”, u shpreh Ming. /Lajmi.net/