Zyrtare: Barcelona prezanton Bellerin dhe Marcos Alonson si lojtarë të rinj të skuadrës

Barcelona edhe zyrtarisht ka prezantuar Hector Bellerin dhe Marcos Alonso. Katalanët kanë përforcuar dy krahët e mbrojtjes, me marrëveshje të arritura në ditën e fundit të merkatos, përcjell lajmi.net. Marcos Alonso ka lënë skuadrën e Chelsea për të kaluar në ‘Camp Nou’, derisa Bellerin arrin pas një aventure me Real Betis. Të dy lojtarët janë…

Sport

06/09/2022 14:32

Barcelona edhe zyrtarisht ka prezantuar Hector Bellerin dhe Marcos Alonso.

Katalanët kanë përforcuar dy krahët e mbrojtjes, me marrëveshje të arritura në ditën e fundit të merkatos, përcjell lajmi.net.

Marcos Alonso ka lënë skuadrën e Chelsea për të kaluar në ‘Camp Nou’, derisa Bellerin arrin pas një aventure me Real Betis.

Të dy lojtarët janë transferuar me parametra zero.

Lojtarët nuk do të jenë gati për ndeshjen e Champions League, por do të jenë në dispozicion të Xavi Hernandez për ndeshjen e së shtunës.

Lojtarët janë shprehur të lumtur që janë transferuar te Barca. /Lajmi.net/