ZYRTARE: Ballkani transferon Argjend Malaj

Ballkani ka konfirmuar transferimin e futbollistit Argjend Malaj.

Sport

31/08/2021 18:53

Mesfushori ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Xhebrailat”, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë e Ballkanit pa ndërhyrje:

“Mirë se vjen Argjend Malaj

Të dashur tifozë

Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Argjend Malaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Mesfushori 27-vjeçar ka firmosur ditën e sotme kontratën me skuadrën tonë për 2 sezonet e ardhshme duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Malaj është një futbollist që e njeh mirë kampionatin tonë duke qenë se ka luajtur me Feronikelin 2 sezonet e fundit por edhe me Prishtinën më herët. Në të shkuarën, Malaj ka luajtur në kampionatin Shqiptar me ekipe si Kamza, Tirana e Skënderbeu.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mesfushorit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, në dy xhirot e para, Ballkani ka arkëtuar katër pikë./Lajmi.net/