Zyrtare: Atletico Madrid nënshkruan me Nahuel Mollina

Mbrojtësi argjentinas, Mollina është lojtar i Atletico Madrid. Skuadra e Atletico Madrid ka njoftuar për zyrtarizimin e marrëveshjes me lojtarin e Udinese, Mollina, përmes një postimi në faqen zyrtare, përcjell lajmi.net. Mollina ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Diego Simeone. Lojtari i ka kaluar dy sezonet e fundit në Serie A me skuadrën e…

Sport

28/07/2022 12:40

Mbrojtësi argjentinas, Mollina është lojtar i Atletico Madrid.

Skuadra e Atletico Madrid ka njoftuar për zyrtarizimin e marrëveshjes me lojtarin e Udinese, Mollina, përmes një postimi në faqen zyrtare, përcjell lajmi.net.

Mollina ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Diego Simeone.

Lojtari i ka kaluar dy sezonet e fundit në Serie A me skuadrën e Udinese, ku ka luajtur 68 ndeshje.

Në këto 68 ndeshje, Mollina ka shënuar 10 gola dhe ka shtuar shtatë asistime.

Argjentinasi luan si mbrojtës krahu dhe mund të aktivizohet në të dy krahët. /Lajmi.net/