ZYRTARE: Ashley Young i bashkohet Interit
Ashley Young është transferuar tek Inter.
Sport
Kapiteni i Manchester United, Ashley Young, është zyrtarizuar tek skuadra e Inter.
Lajmin për transferimin e Young në ‘San Siro’ e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Inter, përcjell lajmi.net.
Anglezi ka kryer testet mjekësore më herët gjatë ditës së sotme, kurse pak minuta më parë është zyrtarizuar edhe transferimi i tij.
Young pritet të zë një vend në formacionin e Conte, duke u aktivizuar në krahët e sistemit 3-5-2. /Lajmi.net/