ZYRTARE: Ardit Tahiri transferohet te Drita
KF Drita nuk ka të ndalur në transferime.

Sport
Skuadra e Dritës po vazhdon me përforcimin e ekipit në prag të fillimit të sezonit të ri, shkruan lajmi.net.
Së fundi gjilanasit kanë sjellur në radhët e tyre edhe Ardit Tahirin.
Tahiri, sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Besa ku bindi me paraqitjet e tij të mira.
Futbollist ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me Dritën të vlefshme deri në vitin 2024.
Lajmin për transferimin e ri e ka bërë të ditur vetë nën-kampioni i Kosovës përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook. /Lajmi.net/