ZYRTARE: Ante Nazor është trajneri i ri i KB Prishtina

Ish-trajneri i Cibona Zagreb dhe shumë skuadrave tjera elitare, Ante Nazor vjen në krye të Prishtinës.

Sport

28/06/2021 15:09

KB Prishtina ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm kroatin Nazor, raporton lajmi.net.

42-vjeçari, ka një karrierë të bujshme si trajner, ka udhëhequr skuadra të njohura si : Zadar, Cibona, Split, MZT Skopje dhe ZTE.

Sukseset e tij si trajner janë, Kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut, Medalist i Artë i FIBA U-16 me Kroacinë, Medalist i Argjendtë me Kroacinë U-18 dhe U-19, dhe dy herë i Bronztë me kategoritë e lart përmendura.

Prishtinasi pas trajnerit, pritet që së shpejti të fillojë me kompletimin e skuadrës me basketbollist vendor e të huaj për sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/