ZYRTARE: Andreas Pereira largohet nga Manchester United

Tashmë është konfirmuar se mesfushori brazilian i Man United nuk do të jetë pjesë e ekipit anglez, së paku jo për këtë sezon 2021/22.

Sport

20/08/2021 22:19

Andreas Pereira i’u është bashkuar skuadrës braziliane, Flamengo, në formë huazimi për edicionin 2021/22.

Flamengo nuk do të paguajë ndonjë tarifë të huazimit të lojtarit, megjithatë do të paguajë gjysmën e pagës vjetore të lojtarit, bashkë me klubin e Manchester United.

Ekipi brazilian do të ketë opsionin blerjes në mënyrë të përhershme për 20 milion euro në 2022, kurse Man United do të përfitojnë 20% të shitjes së tij në të ardhmen, ka konfirmuar Fabrizio Romano.

Pas Pereiras, klubi anglez pritet të huazoj edhe mbrojtësin e djathtë, Brandon Williams në drejtim të skuadrës së Norwich. /Lajmi.net