ZYRTARE: Andre Silva kalon tek Frankfurt

Është zyrtarizuar kalimi i Andre Silva tek skuadra e Eintracht Frankfurt.

Sport

02/09/2019 18:30

Dita e fundit e merkatos ka gjetur në një tavolinë përfaqësuesit e Milan dhe Frankfurt.

Palët janë pajtuar për transferimin e Ante Rebic tek Milan dhe Andre Silva tek Frankfurt, por me këtë të fundit dolën disa probleme të papritura.

Mediet italiane raportuan se lojtari pati probleme në testet mjekësore, por në fund, për fatin e mirë, gjithçka u mbyll me sukses.

Kështu, Andre Silva është zyrtarizuar tek Frankfurt, vetëm tre minuta para se të mbyllej afati kalimtar në Gjermani. /Lajmi.net/