ZYRTARE: Alban Shillova transferohet tek KF Llapi
KF Llapi po vazhdon me përforcimin e skuadrës.
Sport
Skuadra e Superligës së Kosovës, KF Llapi ka zyrtarizuar transferimin e Alban Shilloves nga Prishtina, shkruan lajmi.net.
Shillova ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Llapin. Klubi deklaroi se ky transferim ishte kërkuar që një kohë të gjatë nga kryesia llapjane dhe Shillova ishte njëri nga më të preferuarit e trajnerit, Batatina.
28 vjeçari ishte pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall kampion në edicionin 2020/21./Lajmi.net/