ZYRTARE: AC Milan nënshkruan me Bakayokon

AC Milan ka kompletuar huazimin e mesfushorit Tiemoue Bakayoko nga Chelsea.

Sport

30/08/2021 17:43

Skuadra italiane  e ka huazuar për dy vitet e ardhshme që mund të bëhet e obligueshme nëse disa kushte plotësohen, transmeton lajmi.net.

Komunikata e Milanit:

“AC Milan njofton nënshkrimin e mesfushorit Tiemoue Bakayoko nga Chelsea për dy vite huazim, që mund të bëhet obligueshme nëse plotësohen disa kushte”, shkroi klubi.

Ndërkohë, Bakayoko ishte pjesë e Milanit edhe gjatë edicionit 2018/19 ku zhvilloi 42 paraqitje dhe shënoi një gol./Lajmi.net/