ZYRTARE: AC Milan largohet nga Superliga Evropiane

AC Milan është skuadra më e fundit që ka njoftuar me largimin nga Superliga Evropiane.

Sport

21/04/2021 13:30

Pas Atletico Madridit dhe Interit që konfirmuan largimin para disa orëve, Milan ka lëshuar komunikatë zyrtare, shkruan lajmi.net.

“Zëri dhe shqetësimet e mbështetësve për projektin e Superligës ka qenë i fortë dhe i qartë dhe klubi ynë mbetet i njëjtë për opinionin e personave që e duan sportin”, shkroi klubi në komunikatë.

Tani, në Superligën Evropiane mbeten vetëm Real Madrid, Juventus dhe Barcelona./Lajmi.net/