ZYRTARE: 3 kandidatët kryesor për zgjedhjet presidenciale në Barcelonë

Pas dorëheqjes së Jose Maria Bartomeus nga posti i presidentit të Barcelonës, do të ketë zgjedhje presidenciale.

Sport

14/01/2021 12:54

Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa do të jenë kandidatët kryesor për t’u votuar.

Joan Laporta ka qenë president i dikurshëm i Barcelonës dhe mendohet të jetë më favoriti për ta fituar këtë garë mes kandidatëve.

Në anën tjetër, Victor Font ka prezantuar projektin e tij, ku ka premtuar rikthimin e Xavi Hernandez në stolin e Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Ndërsa, Toni Freixa ka paraqitur një plan të tij që përfshihet qëndrimi i Messit në klub.

Nëse nuk ndodh ndonjë vendim tjetër, zgjedhjet do të mbahen më 24 janar të këtij viti./Lajmi.net/