Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste brenda një jave
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka trajtuar gjithsej 38 raste të reja gjatë periudhës 12–19 dhjetor 2025. Sipas njoftimit zyrtar, pjesa dërrmuese e rasteve ka të bëjë me dhunën në familje, gjithsej 31 raste. Po ashtu janë trajtuar edhe raste të rënda penale,…
Lajme
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka trajtuar gjithsej 38 raste të reja gjatë periudhës 12–19 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, pjesa dërrmuese e rasteve ka të bëjë me dhunën në familje, gjithsej 31 raste. Po ashtu janë trajtuar edhe raste të rënda penale, përfshirë një rast trafikimi, dy raste dhunimi, një rast sulmi seksual, një rast vrasjeje në tentativë, një rast vrasjeje si dhe një rast të bashkëjetesës nën moshën 16-vjeçare.
Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur edhe 6 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME) dhe një kërkesë për vazhdim të urdhrit të mbrojtjes. Institucionet kompetente kanë nxjerrë 13 aktvendime të aprovuara dhe dy aktvendime të ndërprera.