Zyra e Sllamnikut që e përdorte si ordinancë e mbyllur- Ndaj tij vendoset një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për një muaj paraburgim ndaj tanimë të dyshuarit Arianit Sllamniku. Pas raportimit të lajminet, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë nisën aksionin në drejtim të tij ku ndër të tjerash u kryen kontrolle tek zyra e tij që ai e përdorte edhe si “ordinancë”. Në momentin kur…

Lajme

22/01/2026 11:39

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për një muaj paraburgim ndaj tanimë të dyshuarit Arianit Sllamniku.

Pas raportimit të lajminet, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë nisën aksionin në drejtim të tij ku ndër të tjerash u kryen kontrolle tek zyra e tij që ai e përdorte edhe si “ordinancë”.

Në momentin kur Policia shkoi tek zyra e tij hasi edhe në një dëshmitarë, ndërsa nga aty u sekuestruan edhe armë e barëra të ndryshme për kuaj, peshq e kafshë të tjera.

Lajmi.net prej kohësh ka ndjekur çështjen në fjalë, ku Arianit Sllamniku thoshte se “shëron autizmin” edhe pse autizmi sipas mjekësisë dhe shkencës në përgjithësi nuk është sëmundje dhe do trajtim.

Derisa Sllamniku veçse gjendet prapa grilave në zyrën e tij më nuk funksionon askush.

Inspektorati Shëndetësorë e mbylli zyrën e tij ndërsa Administrata Tatimore e Kosovës dje në një përgjigje për lajmi.net bëri të ditur se po mbledhin gjitha informacionet për Sllamnikun në lidhje me deklarimet apo jo të të ardhurave te tij.

Sllamniku merrte mijëra euro nga prindër të ndryshëm e të cilëve në protokoll u paraqiste barëra të kafshëve për t’ua dhënë më pas fëmijëve, duke thënë se po u ndihmon t’i nxjerrin jashtë parazitët./Lajmi.net/

Dosja e Prokurorisë në rastin e Sllamnikut, Policia hasi edhe në dëshmitarë tek zyra e tij e “konsulencës” – Lajmi.net