Zyra e Kryeprokurorit dënon kërcënimin ndaj prokurorit në Mitrovicë: Nuk do të tolerohet asnjë presion

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar pas kërcënimit të bërë ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Muharrem Prekazi, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore. Përmes një komunikate, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënoi ashpër kërcënimin ndaj prokurorit, duke theksuar se çdo tentativë për frikësim apo pengim të prokurorëve në ushtrimin e detyrës është…

Lajme

14/05/2026 13:46

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar pas kërcënimit të bërë ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Muharrem Prekazi, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Përmes një komunikate, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënoi ashpër kërcënimin ndaj prokurorit, duke theksuar se çdo tentativë për frikësim apo pengim të prokurorëve në ushtrimin e detyrës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

Sipas njoftimit, lidhur me rastin janë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit përgjegjës, me qëllim që ai të përballet me drejtësinë.

“Çdo tentativë për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet në asnjë formë”, thuhet në reagim.

Tutje, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka shprehur mbështetje të plotë institucionale për prokurorin Prekazi, si dhe për të gjithë prokurorët e shtetit që ushtrojnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe pavarësi në funksion të sundimit të ligjit. /Lajmi.net/