Zyra e BE-së në Kosovë organizon aktivitet për mbrojtjen e ambientit në shkollën “Dardania”, e renovuar me fondet e BE-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila ka investuar rishtaz në renovimin e objektit të shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, sot ka organizuar aktivitetin me nxënës të klasave të treta të shkollës me fokus në ruajtjen e ambientit. Ambasadori i zyrës së BE në Kosovë, Aivo Orav është shprehur se BE-ja është këtu që…

Lajme
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila ka investuar rishtaz në renovimin e objektit të shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, sot ka organizuar aktivitetin me nxënës të klasave të treta të shkollës me fokus në ruajtjen e ambientit.
Ambasadori i zyrës së BE në Kosovë, Aivo Orav është shprehur se BE-ja është këtu që ta ndihmoj të ardhmen e vendit.
“Jam shumë i lumtur që kjo shkollë është renovuar me ndihmën e BE-së. Unë nuk e kam parë shkollën para dy viteve, por ju e keni parë dhe besoj që ndryshimi që ka ndodhur është jashtëzakonisht i madh. Bashkimi Evropian është këtu që t’iu ndihmoj juve, dhe për një mjedis më të mirë në përgjithësi. Dhe tani në këtë shkollë të riparuar, ju keni obligime të shumta. Për Bashkimin Evropian mjedisi është shumë i rëndësishëm”, tha Orav.
Zyra e BE-së ka investuar me 1.68 milionë euro në renovimin e shkollës “Dardania”, një nga shkollat më të mëdha në Prishtinë. Përveq kësaj shkolle, BE si donatori më i madh në Kosovë, është duke investuar në renovimin e gjashtë shkollave me mbi 6 milionë Euro në qytete të ndryshme të Kosovës.