Zyra e BE-së bënë thirrje për përmbajtje maksimale për Vidovdan
Në prag të festës së Vidovdanit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë thirrje që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje maksimale, dhe festimet të jenë të qeta. Ata kanë komentuar edhe vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Graçanicë lidhur me shfaqjen e flamurit serb në këto festime. Gjykata Themelore kishte konstatuar se…

Lajme
Në prag të festës së Vidovdanit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë thirrje që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje maksimale, dhe festimet të jenë të qeta.
Ata kanë komentuar edhe vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Graçanicë lidhur me shfaqjen e flamurit serb në këto festime.
Gjykata Themelore kishte konstatuar se Komuna e Graçanicës me vendimin për vendosjen e flamurit serb me rastin e festës së Vidovdanit ka cenuar rëndë karakterin unitar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thotë se vendimi i Themelores në Graçanicë nuk i garanton plotësisht të drejtat kushtetuese të serbëve të Kosovës. Sipas tyre çështja është brenda kompetencave administrative të Komunës së Graçanicës.
“Lidhur me festimet e të Vidovdanit, BE në Kosovë u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të tregojnë përmbajtje maksimale, në mënyrë që të mundësohet një zhvillim i qetë i festimeve. Sa i përket shfaqjes së flamurit serb, jemi të informuar për vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Graçanicë, i cili aktualisht është në proces ankese. Në këndvështrimin tonë, ky vendim nuk i garanton plotësisht të drejtat kushtetuese të serbëve të Kosovës. Bazuar në vlerësimin tonë, çështja është brenda kompetencave administrative të Komunës së Graçanicës. Ne nuk e inkurajojmë interpretimin e zgjeruar të këtij vendimi nga institucionet e Kosovës në mënyra që mund të cenojnë të drejtat kulturore ose fetare të individëve apo të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), të cilat janë të garantuara me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës”, kanë thënë nga Zyra e BE-së për KosovaPress.
Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se pushteti në Serbi mund të nxisë incidente në Gazimestan, që ta heqë vëmendjen nga protestat e brendshme që do të zhvillohen nesër në Beograd.
Vidovdani ose Dita e Shën Vitit shënohet çdo 28 nëntor nga populli serb.
Vidovdani lidhet me Betejën e Kosovës më 28 qershor 1389 midis forcave ballkanase të udhëhequra nga princi Lazar dhe Perandorisë Osmane të udhëhequr nga Sulltan