Zymer Zekaj emërohet kryeshef ekzekutiv i Infrakosit

Zymer Zekaj është kryeshefi ekzekutiv i ri i emëruar nga bordi i përkohshëm.

Lajme

04/06/2021 14:26

Ai e emërua në mbledhjen e fundit të këtij bordi. Para se të marr këtë pozitë, në Infrakos ka qenë zyrtarë kryesor financiar.

Zekaj do të zëvendësojë Hysen Nikçin, pasi ai dje është shkarkuarnga pozita, nga bordi i përkohshem i këtij institucioni i kryesuar nga Enis Berisha.

Nikçi vendimin për anulimin e konkursit të datës 08.03.2021 e konsideron të padrejtë dhe politik.

Brenda afateve ligjore ky tha se do te ushtrojë padi ndaj Infrakosit dhe Bordit.

Arsyetimi i bordit ishte se procesi i përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv nuk ishte zbatuar konform dispozitave ligjore./Lajmi.net/