Zvogëlohen pritjet në Merdarë, te Dheu i Bardhë vazhdojnë njëjtë

Janë zvogëluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Prej tri orë sa ishin pritjet në Merdarë më herët, tash janë prej një orë e gjysmë deri në dy orë, ndërsa gjendja e njëjtë mbetet te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë deri në 2 orë e 20 minuta. Në Muçibabë,…

Lajme

05/01/2025 18:37

Janë zvogëluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Prej tri orë sa ishin pritjet në Merdarë më herët, tash janë prej një orë e gjysmë deri në dy orë, ndërsa gjendja e njëjtë mbetet te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë deri në 2 orë e 20 minuta.

Në Muçibabë, vazhdojnë pritjet deri në një orë, kurse në Mutivodë janë deri në gjysmë ore.

Deri në gjysmë ore pritje ka edhe në Bërnjak, ndërsa në Jarinjë deri në 20 minuta, kurse nëpër pikat e tjera, pritjet janë deri në 5 minuta.