Zvogëlimi i numrit të papunësuarëve, Bajrami për Qeverinë: Këta bijnë vetë në kazanin e propagandës, ku po mundoheni t’i fusin të tjerët

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar sot në lidhje me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Hekuran Murati në lidhje me numrin e të papunësuarëve. Bajrami ka shkruar se “Kurti dje në seancë ka thënë se ‘në Mars të vitit 2021 kur ne e kemi marrë mandatin kanë qënë 350 mijë…

Lajme

03/12/2024 17:50

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar sot në lidhje me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Hekuran Murati në lidhje me numrin e të papunësuarëve.

Bajrami ka shkruar se “Kurti dje në seancë ka thënë se ‘në Mars të vitit 2021 kur ne e kemi marrë mandatin kanë qënë 350 mijë të punësuar, ndërsa vetëm pas disa orëve doli Hekurani dhe tha ”Në fund të vitit 2019 kanë qënë 363 mijë të punësuar”.

“Ndërsa të gjitha të dhënat dhe raportet zyrtare, që të gjitha tregojnë që në kohën e pandemisë janë formalizu rreth 10 mijë vende pune. Cilit me i besu? A po e shihni që këta bijnë vetë në kazanin e propagandës, ku po mundoheni t’i fusin të tjerët. Mjaftë!”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: