Zv/ministrat që nuk i zë as salla!

Qeveria e kryeministri Ramush Haradinaj u kritikua për numrin e madh të zëvendësministrave. 71 është aktualisht numri i tyre që funksionojnë në kuadër të qeverisë.

Lajme

28/12/2017 12:39

Por pikërisht sot në një takim me ta, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që secili nga ta të marrin detyrime dhe përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve ku janë emëruar.

Gjithashtu, Haradinaj ka kërkuar që më 10 prill 2018, secili nga ta, të paraqesë një raport me shkrim për 100-ditëshin e dytë të qeverisjes, rreth punëve konkrete që janë bërë nëpër ministri.

Megjithatë, ky takim nuk ka bërë shumë bujë në media, aq sa ka bërë fotografia e përbashkët e të gjithë zv/ministrave, shkruan lajmi.net.

“Ramushi i paska taku zëvendësministrat. Me siguri disa i ka njoftu për herë të parë. Mashallah, po t’mirë”, ka shkruar në Facebook analisti politik, Imer Mushkolaj.

Ky ka qenë vetëm njëri nga shumë reagimet e sotme për takimin e Haradinajt me zv/ministrat. /Lajmi.net/