Zvicra vend i sigurt, por presidentja Osmani merr me vete 5 zyrtarë policorë, katër këshilltarë e shumë persona të tjerë
Zvicra njihet si njëri nga shtetet më të sigurta në botë. E sot atje po qëndron për vizitë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Me siguri tejet të lartë , organizim shtetërorë dhe me ceremoni ushtarake Osmani është pritur në Zvicër, saktësisht në Bern. Por, përkundër kësaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vendosur që në…

Lajme
Zvicra njihet si njëri nga shtetet më të sigurta në botë. E sot atje po qëndron për vizitë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Me siguri tejet të lartë , organizim shtetërorë dhe me ceremoni ushtarake Osmani është pritur në Zvicër, saktësisht në Bern.
Por, përkundër kësaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vendosur që në vizitën e saj në Zvicër të marr me vete pesë zyrtarë policorë (duke mos përfshirë këtu zyrtarët policorë të tjerë) e katër këshilltarë, shkruan lajmi.net.
Marrja pas vete e zyrtarëve policorë dhe këshilltarëve i kushton mjaftë shumë buxhetit të shtetit.
Osmani njihet si një nga zyrtaret që merr cdoherë pas vetes numër të madh të stafit, si këshilltarë, fotografë e deri tek numri i madh i zyrtarë policorë- pavarësisht vendit ku shkon ajo jashtë Kosovës. Mëditjet që duhet marrë pastaj secili prej këtyre zyrtarëve janë tejet të kushtueshme.
Osmani në Zvicër përveç takimeve me zyrtarë të lartë shtetërorë, pritet të mbaj një fjalim në Parlamentin e Zvicrës./Lajmi.net/