Zv/shefi në detyre i Ambasadës Amerikane bën homazhe në Reçak: Akt tmerri i papërshkrueshëm që tronditi botën

Zëvendësshefi në detyrë i ambasadës së SHBA’së në Kosovë, Josh Peterson, ka bërë homazhe në Reçak me rastin e shënimit të 27 vjetorit të masakrës atje. Ambasada ka thënë se masakra në Reçak është akt tmerri i papërshkrueshëm që tronditi botën. “Sot, Zëvendësshefi në detyrë Josh Peterson iu bashkua udhëheqësve, institucioneve dhe popullit të Kosovës…

Lajme

15/01/2026 15:32

Zëvendësshefi në detyrë i ambasadës së SHBA’së në Kosovë, Josh Peterson, ka bërë homazhe në Reçak me rastin e shënimit të 27 vjetorit të masakrës atje.

Ambasada ka thënë se masakra në Reçak është akt tmerri i papërshkrueshëm që tronditi botën.

“Sot, Zëvendësshefi në detyrë Josh Peterson iu bashkua udhëheqësve, institucioneve dhe popullit të Kosovës në përkujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut — një akt tmerri i papërshkrueshëm që tronditi botën. Kujtimi për ta le të shërbejë si një kujtesë për detyrën tonë të përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin dhe si një thirrje për të mos harruar kurrë atë që pa bota”, thuhet në njoftim.