Zv/shefi i NATO-s përgëzon Kosovën për sanksionet ndaj Rusisë: Kuptojmë aspiratat e juaja

Në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare, Zv.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana. Zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike vendosi që mesazhet e tij dhe NATO-s për kosovarët, t’i japë përmes Radiotelevizionit të Kosovës.

Lajme

07/07/2022 23:22

Ndërkaq lidhur me sigurinë e Ballkanit Perëndimor pas luftës në Ukrainë, Zëvendësskretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana,  tha se ekziston një teori e pasojave, normalisht shqetësuese. Natyrisht se përdorin forma të ndryshme të luftërave hibride, qoftë përmes propagandës, etj.

Ndërsa lidhur me kontributin e Kosovës kundrejt sanksioneve ndaj Rusisë, Geoana shprehu falënderime të veçanta duke vënë në pah një varg angazhimesh në luftimin e dënimin e  agresionit rus në Ukrainë, ndaj refugjatëve ukrainas, si dhe atyre afganë, në strehimin e tyre.

“Këto janë gjëra të ditura dhe njohim dhe kuptojmë aspiratat e Kosovë për t’iu bashkangjitur familjes euroatlantike. Besojmë se, në fund të fundit, i gjithë rajoni do të jetë pjesë e familjes evropiane, ndërkohë që pjesa më e madhe do të jetë pjesë ë familjes Euroatlantike, ndonëse ende ka pengesa të natyrës politike. NATO është organizatë që funksionon në bazë të konsensusit. Por kemi biseduar me Presidenten për të punuar më tutje bashkërisht për të realizuar aspiratat legjitime të të gjithë popujve në Ballkan”, tha mes tjerash, Geoan