Zv. Sekretari Amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë gjatë kësaj jave

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, nga datat 7-11 janar. Ka qenë Ambasada Amerikane në Shqipëri që jep njoftimin teksa i referohet njoftimit për shtyp të Departamentit Amerikan të Shtetit. “Në Tiranë, Verma do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse…

Lajme

07/01/2025 21:16

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, nga datat 7-11 janar.

Ka qenë Ambasada Amerikane në Shqipëri që jep njoftimin teksa i referohet njoftimit për shtyp të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Në Tiranë, Verma do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve tanë afganë”, theksohet në njoftimin zyrtar.

Kurse në Kosovë, ai do të diskutojë ‘për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve’.