Zv/kryeministri ofendon deputeten e PDK-së: I pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje
Është duke u zhvilluar seanca e radhës plenare në Kuvendin e Kosovës. Ndër të tjerash në këtë seancë pati diskutime, por edhe pyetje të parashtruara nga deputetët për kabinetin qeveritar. Pas një pyetje të parashtruar, fjalën në Kuvend e mori zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi. Bislimi ka ofenduar deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shohi, duke i…
Lajme
Është duke u zhvilluar seanca e radhës plenare në Kuvendin e Kosovës.
Ndër të tjerash në këtë seancë pati diskutime, por edhe pyetje të parashtruara nga deputetët për kabinetin qeveritar.
Pas një pyetje të parashtruar, fjalën në Kuvend e mori zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi.
Bislimi ka ofenduar deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shohi, duke i thënë se është i pakuptimtë “epshi i saj për të marrë vëmendje”.
“Është i pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje”, tha Bislimi teksa reaguan partitë opozitare
E në lidhje me këtë gjuhë dhe fjalor të përdorur ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ndryshe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka pyetur zv/kryeministrni Besnik Bislimi se kur do të japë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi që ai vetë kishte deklaruar “se kur kjo qeveri e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se do të krijohet me kompetenca ekzekutive ose pa, Besnik Bislimi nuk është më në dialog”.
Në këtë pikë Bislimi ka zgjedhur të heshtë, edhe pasi deputetja ia ka lëshuar një fjalim të kryeministrit Albin Kurti kur ai dëgjohet të thotë se “ka Asociacion” nga marrëveshja e Ohrit.
“I thashë se ofendimet të shkojnë për shtati”, tha deputetja Musliu-Shoshi, teksa ia lëshoi edhe një video ku kryeministri Kurti e konfirmon se do të ketë Asociacion./Lajmi.net/