Zuckerberg merr vendim: Trumpit do t’i bllokohet Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg ka njoftuar se do ta zgjasin bllokimin e llogarive të ish-presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram për një afat të pacaktuar së paku derisa ta lëshojë zyrën e presidentit.

Bota

07/01/2021 18:40

Zuckerberg ka shkruar në profilin e tij në Facebook se rreziku i lejimit të përdorimit të shërbimeve të Facebook-ut dhe Instagram-it nga ana e Trumpit gjatë kësaj periudhe është shumë e lartë.

“Ne besojmë që rreziqet që presidenti të lejohet të vazhdojë përdorimin e shërbimeve tona gjatë kësaj periudhë janë thjeshtë shumë të lartë. Për këtë arsye, ne do ta zgjasim bllokimin që i kemi vënë në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për së paku dy javët e ardhshme deri sa kalimi paqësor i pushtetit të përfundojë”, ka shkruar themeluesi i Facebook-ut.

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit social ka shkruar po ashtu se ngjarjet e 24 orëve të fundit kanë shfaqur qartë se presidenti Donald Trump përpiqet të shfrytëzojë kohën që i ka mbetur në zyrë të pengojë kalimin e ligjshëm dhe paqësor të pushtetit tek pasuesi i zgjedhur Joe Biden.

The shocking events of the last 24 hours clearly demonstrate that President Donald Trump intends to use his remaining…

Posted by Mark Zuckerberg on E enjte, 7 Janar 2021