Zubin Potok: Policia gjen armë, municion dhe eksploziv në një shtëpi të braktisur
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe një sasi eksplozivi në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë, në komunën e Zubin Potokut. Sipas njoftimit zyrtar, më 24 janar 2026, Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin verior, ka pranuar informacione se në një objekt të braktisur…
Lajme
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe një sasi eksplozivi në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë, në komunën e Zubin Potokut.
Sipas njoftimit zyrtar, më 24 janar 2026, Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin verior, ka pranuar informacione se në një objekt të braktisur dyshohej se gjendeshin armë dhe mjete shpërthyese. Pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në lokacionin e dyshuar, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka gjetur dhe sekuestruar:
-
një pushkë të tipit M48,
-
244 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
-
dy karikatorë të zbrazët,
-
si dhe një sasi eksplozivi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarë të Njësisë për Trajtimin e Eksplozivit (EOD), të cilët kanë tërhequr eksplozivin në mënyrë të sigurt. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar llojin e saktë të eksplozivit të gjetur.
Të gjitha veprimet policore janë zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me rastin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet mbeten në vazhdim./lajmi.net/