ZRRE thirrje qytetarëve për kursim të energjisë: Vendimtar për furnizim të qëndrueshëm gjatë dimrit
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur më 24 dhjetor një takim koordinues me kompanitë e licencuara të sektorit energjetik për të vlerësuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike gjatë periudhës së fundvitit. Në njoftim thuhet se takimi u organizua për shkak se kjo periudhë “karakterizohet nga rritje e ndjeshme e konsumit…
Lajme
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur më 24 dhjetor një takim koordinues me kompanitë e licencuara të sektorit energjetik për të vlerësuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike gjatë periudhës së fundvitit.
Në njoftim thuhet se takimi u organizua për shkak se kjo periudhë “karakterizohet nga rritje e ndjeshme e konsumit të energjisë elektrike”. Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat që lidhen me kushtet dimërore, kufizimet teknike të rrjetit, balancimin mes prodhimit, importit dhe konsumit, si dhe funksionimin e sigurt të sistemit energjetik, transmeton lajmi.net.
ZRRE bëri të ditur se operatorët kanë prezantuar kapacitetet dhe masat parandaluese për përballimin e ngarkesave të shtuara, ndërsa rregullatori ka kërkuar “hartimin dhe përditësimin e planeve të menaxhimit të gjendjes, përfshirë skenarë të mundshëm për situata të paparashikuara”.
Po ashtu, ZRRE u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të përdorin energjinë elektrike në mënyrë të kujdesshme, duke theksuar se “kursimi i energjisë, veçanërisht në orët e pikut, kontribuon drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit”.
ZRRE ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe bashkëpunimin me operatorët për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
Njoftimi i plotë: