ZRrE takohet me Misionin e FMN-së: U diskutua për procesin e liberalizimit të tregut dhe proceset rregullatore tarifore

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, është takuar me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjatë kohës që ata po qëndrojnë në Kosovë. Në këtë takim, ZRrE ka njoftuar se është diskutuar për zhvillimet kryesore në sektorin e energjisë elektrike, me fokus në procesin e liberalizimit të tregut, projektet energjetike dhe proceset rregullatore tarifore. “ZRRE prezantoi…

Lajme

05/02/2026 13:33

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, është takuar me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjatë kohës që ata po qëndrojnë në Kosovë.

Në këtë takim, ZRrE ka njoftuar se është diskutuar për zhvillimet kryesore në sektorin e energjisë elektrike, me fokus në procesin e liberalizimit të tregut, projektet energjetike dhe proceset rregullatore tarifore.

“ZRRE prezantoi progresin e fazave të liberalizimit të tregut, duke theksuar se, pavarësisht sfidave dhe shtyrjeve, faza e parë po zbatohet me sukses dhe se procesi do të vazhdojë në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme, në përputhje me kornizën ligjore dhe parimet e tregut të hapur. Po ashtu, u diskutua për zhvillimin e projekteve të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe për investimet në rrjetin e transmisionit dhe shpërndarjes, me qëllim të integrimit të sigurt të këtyre kapaciteteve në sistemin elektroenergjetik. Në kuadër të shqyrtimeve tarifore, u trajtua ndikimi i kostove operative, vjetërsisë së rrjetit, humbjeve teknike dhe rënieve të blloqeve gjeneruese në tarifat e energjisë elektrike”, ka njoftuar ZRrE.

ZRrE në këtë takim ka ritheksuar rolin e saj si institucion i pavarur rregullator në garantimin e stabilitetit rregullator dhe sigurisë ligjore, si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve, si dhe përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: