ZRrE takohet me ambasadën amerikane për të diskutuar pezullimin e tarifave të shtrenjta

Përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji janë takuar me ata të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për të diskutuar për çështjen e pezullimit të vendimit për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.

Lajme

26/05/2022 20:21

Kështu është bërë e ditur nga ZRrE-ja me anë të një komunikate për media, duke thënë se përfaqësuesve të ambasadës, krahas tjerash, iu përmend edhe kërkesa e Gjykatës Speciale për opinion juridik lidhur me çështjen e pezullimit të faturave të shtrenjta, shkruan lajmi.net.

“ZRrE sot ka mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë, të cilët, për së afërmi u njoftuan rreth zhvillimeve të fundit në sektorin e energjisë, dhe në veçanti, u diskutua rreth situatës së krijuar si pasojë e procesit gjyqësor, në të cilin proces, me një vendim për masë të përkohshme, është pezulluar ekzekutimi i vendimit të ZRrE-së për tarifat me pakicë të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatë.

“ZRrE sot ka mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë, të cilët, për së afërmi u njoftuan rreth zhvillimeve të fundit në sektorin e energjisë, dhe në veçanti, u diskutua rreth situatës së krijuar si pasojë e procesit gjyqësor, në të cilin proces, me një vendim për masë të përkohshme, është pezulluar ekzekutimi i vendimit të ZRrE-së për tarifat me pakicë të energjisë elektrike”, bën të ditur më tej njoftimi.

“ZRrE i njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për paqartësitë e implementimit si edhe për vështirësimin e mëtejmë të situatës tashmë të rënduar të sektorit të energjisë në vend. Ndër të tjera diskutime, u elaboruan edhe veprimet procedurale të ndërmarra në këtë proces nga ZRrE, e së fundmi me parashtrimin e mjetit të jashtëzakonshëm juridik, krahas kërkesës për Mendim Juridik, në Gjykatën Supreme të Kosovës, si edhe me kërkesat tjera për sqarime ligjore tek organet kompetente të drejtësisë lidhur me implementimin e vendimit gjyqësor”, përfundon komunikata. /Lajmi.net/