ZRRE mban sot takim me mediat, temë rritja e çmimit të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka ftuar mediat në një takim informues që do të mbahet sot në orën 10:00, në ambientet e saj. Sipas njoftimit të ZRRE-së, dërguar të premten, në takim do të adresohen çështjet me interes të përbashkët, e që sipas ZRRE-së, do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe…

Lajme

07/04/2025 08:29

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka ftuar mediat në një takim informues që do të mbahet sot në orën 10:00, në ambientet e saj.

Sipas njoftimit të ZRRE-së, dërguar të premten, në takim do të adresohen çështjet me interes të përbashkët, e që sipas ZRRE-së, do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe thellim të kuptimit mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.
Megjithatë, ZRRE-ja paralajmëron se mediat do të kenë mundësi të xhirojnë vetëm në dhjetë minutat e parë, kurse pjesa tjetër e debatit nuk mund të xhirohet apo incizohet.
Vendimi për shtrenjtimin ose jo të rrymës këtë vit pritet të merret më 11 prill, ndërsa tarifat e reja është thënë se do të mund të hynin në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli, ose nga 1 maji.