ZRRE-ja garanton se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës këtë vit
Energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet këtë vit. ZRRE ka refuzuar një kërkesë të tillë.
Lajme
Shtrenjtimi i energjisë elektrike në muajin shtator në emër të importit të saj, ka bërë që në shqyrtimin e rregullt tarifor, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të refuzojë kërkesat për rritje të sërishme.
Mjetet shtesë që grumbullohen nga rritja e vitit të kaluar prej 10 për qind, tashmë do të shpërndahen nëpër projekte tjera, e jo më në import të energjisë elektrike.
Burimet e gazetës “Koha Ditore” kanë bërë të ditur se Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’i hedhë poshtë kërkesat që kanë ardhur nga KEK-u, KESCO, KEDS-i dhe KOSTT-i për rritje dyshifrore të tarifave të energjisë elektrike.
Kompanitë që operojnë në sistemin energjetik, sipas burimeve të gazetës, kanë bërë kërkesa për shtrenjtim të energjisë elektrike. Të licencuarit kanë kërkuar një rritje të tarifave për rreth 20 për qind.