ZRrE i paralajmëron qytetarët: Çmimi i rrymës do të rritet përsëri

Çmimi i energjisë elektrike do të rritet përsëri. Këtë e ka konfirmuar në emisionin “Kallxo Përnime” kryetari i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, shkruan lajmi.net Fejzullahu ka thënë se kjo do të ndodh për shkak të vendosjes së taksës për CO2 dhe remonteve në termocentralet Kosova A dhe B. “Sapo të vendoset taksa e CO2,…

Lajme

31/05/2025 21:13

Çmimi i energjisë elektrike do të rritet përsëri.

Këtë e ka konfirmuar në emisionin “Kallxo Përnime” kryetari i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, shkruan lajmi.net

Fejzullahu ka thënë se kjo do të ndodh për shkak të vendosjes së taksës për CO2 dhe remonteve në termocentralet Kosova A dhe B.

“Sapo të vendoset taksa e CO2, do të shtrenjtohet energjia elektrike për të gjithë konsumatorët. Kjo taksë është shtyrë, por do të vendoset. Energjia elektrike do të rritet edhe për shkak të investimeve që do të bëhen në Kosovën A dhe Kosovën B, nëse ato bëhen” – ka deklaruar ai duke shtuar se nuk mund të dihet me saktësi se sa mund të jetë shtrenjtimi.

Ai ka folur edhe në lidhje çështjen e liberalizimit të tregut energjetik për bizneset.

Fejzullahu tha se ky proces është shtyrë nga vitit 2017.

“Shtyrja në vitin e kaluar ka qenë për deri më 31.03.2025, e kemi shtyrë edhe për dy muaj me qëllimin e vetëm që të përgatiten bizneset edhe për shkak se në muajin qershor ka edhe më shumë oferta” – ka deklaruar ai./lajmi.net/