ZRrE cakton KEK-un Furnizues të Mundësisë së Fundit, lëshon autorizime për energji të ripërtëritshme dhe miraton 1211 kW për vetë-konsum
Më 12 qershor 2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e shtatë (VII) të rregullt për këtë vit, gjatë së cilës janë shqyrtuar dhe miratuar vendime të rëndësishme për sektorin e energjisë në vend. Në këtë seancë, Bordi ka caktuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) si Furnizues të Mundësisë…

Lajme
Më 12 qershor 2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e shtatë (VII) të rregullt për këtë vit, gjatë së cilës janë shqyrtuar dhe miratuar vendime të rëndësishme për sektorin e energjisë në vend.
Në këtë seancë, Bordi ka caktuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) si Furnizues të Mundësisë së Fundit për një periudhë gjashtëmujore, nga 31 gusht 2025 deri më 31 janar 2026.
Sa i përket zhvillimeve në fushën e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, Bordi ka:
- Lëshuar autorizim për operim për shoqërinë “SVB” sh.p.k,
- Aprovuar kërkesat për shtyrje të autorizimit të paraqitura nga “Vita Energy” sh.p.k dhe “VBS” sh.p.k,
- Aprovuar ndryshimin në kontroll të të licencuarit për subjektet:
- “Infinit Power Solutions” sh.p.k (licencat ZRRE/Li_94/23 dhe ZRRE/Li_95/23)
- “Air Energy” sh.p.k (licenca ZRRE/Li_62/19).
Gjithashtu, janë shqyrtuar dhe aprovuar kërkesat e 13 subjekteve juridike, përfshirë një kërkesë për modifikim, si dhe 14 persona fizik kanë marrë autorizim për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 1211 kW.
Përveç këtyre, Bordi ka shqyrtuar edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e ZRRE-së.
Të gjitha vendimet e marra në këtë seancë do të publikohen në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org.