ZRRE bëhet ‘mollë sherri’ për Komisionin për Zhvillim Ekonomik

Një varg kritikash kanë shkuar në drejtim të zyrtarëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) për raportin e vitit 2013 lidhur me faturimin e shpenzimeve të rrymës elektrike dhe kohën e llogaritjes sipas tarifës së lirë.

Lajme

03/03/2015 16:37

Gjitha këto kanë nxitur polemika mes kryetarit të komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa dhe përfaqësuesit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Ky i fundit është munduar të arsyetoj para anëtarëve të këtij komisioni raportin e hulumtimit të bërë nga ish-legjislativi i kaluar duke thënë se ai raport ka pasur të dhëna të pa sakta.

Mirëpo Mustafa disa herë i ka kërkuar të ndërpresë raportimin për çështje për të cilat nuk është pyetur.

“Sipas interpretimeve të juaja z. Fejzullahu gjithçka po shkon mirë jo. Ju lutem që ti merrni seriozisht brengat e kuvendit nën një brengat e konsumatorëve nën dy edhe e të thelloheni në analiza të juaja dhe mos të mundoheni me arsyetua gjendjen e status quo që ju thash në fillim. Sepse ju jeni të thirrur me e dorëzuar gjendjen pas katër vjetëve më të mirë se që ka qenë .Nuk jeni të thirrur me ruajtur status quon ju lutem kuptojeni rolin e juaj nuk ju kemi thirr këtu me I arsyetuar gjërat për me I polemizua na ju kemi thirr këtu për me I dhënë sqarimet informatat edhe gjitha këto. Nuk jemi në gjyq këtu .”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, Ymer Fejzullahu ka thënë se kalkulimet që kanë dal në raport janë gabim.

E kjo ka bërë që ta nervozoj Mustafën edhe më shumë.

“Gjithë na u pajtuam që rekomandimet e kuvendit edhe kalkulimet që kanë dal në atë raport janë gabim. Ka qenë edhe një ekspert edhe investimet kapitale na i lejojmë për 35 kthimi për 5 vite është thënë që ne e kemi shtyre“, ka thënë Fejzullahu.

Ai po ashtu është munduar të tregoj edhe për investimet mirëpo gjatë tërë kohës ka qenë i penguar nga kryetari i Komisionit.

“Unë po ju informoj që struktura e investimeve kapitale që është lejuar prej ZRRES-së është 80 për qind me jetë gjatësi 35 vjet dhe kjo nuk është lejuar për e thatë për orendi ose për çështje tjera por decidivisht për përmirësimin e rrjetit edhe për përmirësime ndaj konsumatorëve kjo do të thotë që 80 për qind e atyre 18.6 milion eurove i kanë shkuar në rrjetë më pak se 3 milion euro kanë shkuar për ndërrim të njehsorëve për qit vlerë”, ka thënë Fejzullahu.

Ndërsa Mustafa i ka ndërhyrë duke kërkuar që të përgjigjet në pyetjet e deputetëve e jot ë flas për gjëra që nuk ju interesojnë.

“Ju përgjigjuni pyetjeve”.

Po ashtu edhe deputeti Besim Beqaj ka thënë se janë duke folur për një sektor të rregulluar dhe se nuk janë duke folur për sektorin publik madje ka kërkuar të dijë për humbjet teknike dhe komerciale.

“Ajo çka duhet të kërkojmë nga KEK dhe KEDS reduktimi i humbjeve teknike dhe komerciale dhe kjo është ndikim i drejtpërdrejtë për çmim …Duhet të kemi kujdes edhe KEK edhe distribucioni kur flasim për investime të mos bëjnë dëme kolaterale tjera të cilat nuk janë të juaja drejtpërdrejt…prehen rrugët lehen qashtu në mëshirën e kohës “, ka thënë Beqaj.

Ndërsa sa i përket informimit të konsumatorëve, Petrit Pepaj, përfaqësues nga KEDS-i , ka thënë se ata kanë njoftuar konsumatorët me përmbajtjen e tarifave.

“Unë vetëm po ju them që kjo është broshura që ju ka dërgua konsumatorëve se çka përmban dhe si përcaktohet tarifa e energjisë elektrike. Nëse e shihni këtë rrumbullakun e kjo është shumë lehët me u dallondu prej ueb faqes sonë shihet se 55 për qind merr pjesë KEK-u në të hyrat totale të sektorit të energjisë. 27 për qind merr KEDS kurse 11 për qind merr furnizuesi publik 7 për qind merr KOSTI kjo e përbën tërësi e strukturës tarifore që e paguajnë konsumatorët”, ka thënë Pepaj.

Anëtarët e komisionit ngritën çështje të shumta, dhe vlerësuan se KEK-u dhe KEDS-i, nuk duhet të insistojnë që të ruajnë gjendjen aktuale në këto kompani.

Ato duhet të reformohen dhe të ndikojnë edhe më shumë në furnizimin më të mirë të energjisë elektrike si dhe avancimin më të madh të shërbimit ndaj qytetarëve.