ZPS do të vijojë nesër me deklaratat përmbyllëse

Kanë përfunduar për sot deklaratat përfundimtare të ZPS-së në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca do të vazhdojë nesër në mëngjes, në orën 9:00. Në pjesën përmbyllëse vazhduan deklaratat për funksionimin dhe strukturën e Shtabit të Përgjithshëm. Në këtë fazë, prokuroria, ekipet…

Lajme

09/02/2026 17:49

Kanë përfunduar për sot deklaratat përfundimtare të ZPS-së në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Seanca do të vazhdojë nesër në mëngjes, në orën 9:00.

Në pjesën përmbyllëse vazhduan deklaratat për funksionimin dhe strukturën e Shtabit të Përgjithshëm.

Në këtë fazë, prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare.