Zotëriu i parë me thirrje publike për Trumpin pas tërheqjes nga investimi në Beograd – ia propozon atij hotel ‘Grandin’ për rinovim
Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë publike një kërkesë drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me mundësinë e investimeve në Kosovë, pas tërheqjes së projektit të Hotelit Trump në Beograd. Sadriu ka theksuar se tërheqja nga Beogradi nënvizon një të vërtetë të rëndësishme: projektet kuptimplote kanë për qëllim të bashkojnë,…
Lajme
Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë publike një kërkesë drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me mundësinë e investimeve në Kosovë, pas tërheqjes së projektit të Hotelit Trump në Beograd.
Sadriu ka theksuar se tërheqja nga Beogradi nënvizon një të vërtetë të rëndësishme: projektet kuptimplote kanë për qëllim të bashkojnë, jo të ndajnë, raporton lajmi.net
Ai sugjeron se zhvendosja e vizionit të këtij investimi në Prishtinë – dhe transformimi i Hotelit Grand në një Hotel Trump – do të rigjallëronte një vendndodhje kryesore dhe do të bashkonte njerëzit.
“Tërheqja nga projekti i Hotelit Trump në Beograd përforcon një të vërtetë të rëndësishme: projektet kuptimplote kanë për qëllim të bashkojnë, jo të ndajnë. Zhvendosja e këtij vizioni në Prishtinë – dhe transformimi i Hotelit Grand në një Hotel Trump – do të rigjallëronte një vendndodhje kryesore dhe do të bashkonte njerëzit”, tha Sadriu.
Sadriu ka shprehur shpresën që Trump do të konsiderojë këtë mundësi për të sjellë një projekt të ri dhe të rëndësishëm në kryeqytetin kosovar./Lajmi.net/
Withdrawing from the Belgrade Trump Hotel project reinforces an important truth: meaningful projects are meant to unite, not divide. Relocating this vision to Prishtina—and transforming the Grand Hotel into a Trump Hotel—would revitalize a prime location and unite people. pic.twitter.com/T3Qq5AD3xt
— Prindon Sadriu 🇽🇰 (@PrindonSadriu) December 22, 2025