‘Zonjusha’ nga sonte në teatrin ODA (VIDEO)
Filmin kosovar keni mundësi ta shikoni për tri netët e ardhshme në teatrin ODA.
ShowBiz
Për këtë film janë bërë bashkë një grup artistësh dhe kanë shkrirë përvojën e tyre në një film të metrazhit të gjatë. Me skenar të Besart Sllamnikut e Lulzim Bucollit dhe me regji të Genc Berishës.
Ky film për narracion ka lojën e tre gangsterëve lokal, të cilët ngarkohen për një punë që, asnjëherë nuk e kanë përfunduar, mirëpo shuma e majme dhe krenaria e tyre i shtynë që ta pranojnë këtë sakrificë.
Rrugës, ata përballen me probleme të njëpasnjëshme dhe fare në fund e kuptojnë se ishin futur në një kurth.