Zonat zhvillimore për refugjatët sirianë

Kriza e refugjatëve sirianë është duke e ballafaquar Bashkimin Evropian me një dilemë akute. Evropa ka një përgjegjësi historike për të ndihmuar viktimat e luftës dhe dhunës, dhe politikanët e përgjegjshëm e pranojnë se është çnjerëzore pengimi i hyrjes së njerëzve që po ikin për të shpëtuar jetën e tyre.

Opinion

09/12/2015 10:24

Për arsye morale dhe praktike, BE-ja nuk mund të ndërtojë një version modern të Perdes së Hekurt rreth perimetrit të saj. Megjithatë është e qartë se dy problemet administrative dhe politike – jo më pak se një reagim i ashpër popullist kundër të ardhurve të rinj – kufizon kapacitetin e BE-së për të absorbuar një numër të madh të emigrantëve në një periudhë të shkurtër kohore.

Ballafaqimi me fluksin do të kërkojë adresimin e arsyeve që do të nxitin miliona njerëz të largohen nga vendet e tyre. Dhe derisa këto shkaqe përfshijnë presionet politike – veçanërisht luftërat civile shkatërruese në Siri dhe Irak – fluksi i refugjatëve do të reflektojë paaftësinë e Lindjes së Mesme për të prodhuar rritjen e të ardhurave që largon Azinë, Amerikën Latine dhe pjesë të mëdha të Afrikës Sub-Sahariane nga varfëria.

Po bëhet gjithnjë më e qartë se sigurimi i mundësive ekonomike për refugjatë duhet të jetë lartë në agjendën e BE-së. Evropa duhet të marrë një faqe nga përpjekjet e komunitetit sirian të biznesit, që të zhvendosen disa nga ndërmarrjet e vendit të tyre në zonën e lirë ekonomike Gaziantep në Turqi. Kur ti epet rasti, BE-ja duhet të punojë me vendet nikoqire të refugjatëve për të krijuar zona të zhvillimit, ku sirianët e zhvendosur lejohen të punojnë legalisht.

Mungesa e mundësive që ofrohen nga fqinjët e Sirisë është duke rënduar problemin themelor ekonomik. Të rinjtë janë të detyruar të ndërpresin shkollimin e tyre, kurse refugjatët po pengohen plotësisht apo pjesërisht nga tregjet e punës legale, për shkak të frikës se mund të konkurrojnë për punë me banorët lokalë. Ata në këtë mënyrë po përballen me një zgjedhje të zymtë: jetën në kampe, duke u përpjekur të shtojnë jetesën në sektorin joformal, ose shpresojnë për një të ardhme në Evropë. Shumë prej tyre zgjedhin këtë të fundit.

Sa më gjatë që refugjatët mbesin në kushte të vështira të jetesës, me objekte joadekuate arsimore për të rinjtë dhe pa një mundësi të vërtetë punësimi, aq më shumë ekzistojnë gjasa që kampet të kthehen në qendra të zhgënjimit, mërzisë dhe radikalizmit. Derisa luftimet vazhdojnë në vendet e tyre, ekziston rritja e rrezikut serioz që refugjatët të mos arrijnë të integrohen në një shoqëri stabile.

Ministri francez dhe ai gjerman i ekonomisë, Emmanuel Macron dhe Sigmar Gabriel, kanë prodhuar së fundmi një propozim të përbashkët për një fond prej 10 miliardë euro për të stabilizuar rajonin. Por se si duhen shpenzuar këto para kërkon një plan të detajuar, në mënyrë që të rrit perspektivat afatgjate të të zhvendosurve, në vend që të shkojnë jashtë nga politikanët dhe burokratët e korruptuar.

BE-ja duhet të mbështesë zgjerimin e eksperimenteve të tilla, si ai i zonës së lirë ekonomike të Gaziantep. Kampet e refugjatëve duhet të shndërrohen në magnet të dinamizmit sipërmarrës, duke angazhuar një numër të madh të udhëheqësve të bizneseve siriane të zhvendosur nga konflikti, dhe të sigurojë një model për vendin kur lufta të marrë fund.

Historia është plot me shembuj të qendrave të vogla dinamike që po rrezikojnë fusha shumë më të mëdha. Evropa mesjetare u pasurua për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të vetëqeverisjes qyteteve-shteteve. Deng Xiaoping kishte filluar të zhvillojë Kinën në vitin 1980, duke krijuar të ashtuquajtura zona të veçanta ekonomike, me rregullore të hartuara që lejojnë lulëzimin e tregjeve. Në të dy rastet, këto zona krijojnë efekte të fuqishme demonstruese. Derisa pjesa tjetër e rajonit dëshironin ti imitojnë ata.

Për të qenë të sigurt, punëtorët refugjatë janë një çështje delikate politike për fqinjët e Sirisë. Rreth dy milionë sirianë jetojnë në Turqi, dhe më shumë se një milion jetojnë në Jordani. Shumica prej tyre jetojnë jashtë kampeve të refugjatëve, dhe shumë prej tyre punojnë – pjesa më e madhe e tyre në mënyrë të paligjshme. Papunësia në Turqi dhe Jordani është rreth 10 dhe 12 për qind, kurse qeveritë e tyre janë në dijeni për programet që mund ti kushtojnë qytetarëve të tyre me vende të punës.

Qëllimi i zonave të zhvillimit në vendet ku zhvillohen luftime, duhen të jenë në këtë mënyrë për të gjeneruar përfitime për refugjatët dhe komunitetet nikoqire. Për shembull, BE-ja mund të financojë ndërtimin e ndërtesave të banimit, zyrave, magazinave, dhe objekteve të sektorit publik, si dhe rritjen e kërkesës për shërbimet lokale të ndërtimit.

Sipërmarrësit e zhvendosur sirianë dhe kompanitë e huaja, mund të vendosin aktivitete në zonë dhe të punësojnë refugjatë sirianë dhe punëtorë nga vendet nikoqire. Programi gjithashtu mund të ofrojë prishjen e bizneseve siriane, si një shans për të rifilluar ndërtimin e objekteve të reja. Gjithashtu mund të përfshijë prodhimin dhe programet e trajnimit të kombinuar, me punëdhënës evropianë që dërgojnë punëtorë të kualifikuar për të trajnuar refugjatët.

Aktivitet në zonë sipas gjitha gjasave do të kenë nevojë për subvencione nga BE-ja, në mënyrë që të jenë më tërheqëse për investitorët. Përveç injeksioneve kapitale për punën e ndërtimit, mbështetja mund të marrë formën e qirasë apo ndihmës së subvencionuar për firmat që punësojnë refugjatë. Këto qendra të reja për aftësimin e sipërmarrësve, do të jenë të dizajnuar në mënyrë që lehtë të mund të zhvendosen pas konfliktit në Siri. Ashtu si vendet evropiane, fqinjët e Sirisë janë të shqetësuar në lidhje me praninë e mundshme afatgjate të refugjatëve. Dizajni i kujdesshëm i një “ekonomie në pritje” do të ndihmojë qetësimin e frikës së tyre.

Zonat e zhvillimit nuk mund të jenë një plumb argjendi. Nuk ka zëvendësim për paqe të qëndrueshme në Siri. Por ato do të ofrojnë një mundësi për të filluar trajtimin e një pasoje tragjike dhe të shmangshme të luftës civile: përjashtimin e miliona njerëzve nga mundësia për të fituar një jetesë legale për veten dhe familjet e tyre.

Markus Brunnermeier është profesor i ekonomisë dhe drejtor i qendrës për financa Bendheim pranë universitetit Princeton. Harold James është profesor i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin e Princetonit dhe studiues në qendrën për inovacion dhe qeverisje ndërkombëtare. Hannes Malmberg është kandidat i doktoraturës në ekonomi në institutin për studime ndërkombëtare ekonomike në universitetin e Stokholmit.