Zona industriale në Prishtinë vështirë e kalueshme, përfshihet nga uji (Foto)
Tash e disa ditë, në vendin tonë po vazhdojnë reshjet e shiut dhe të borës të cilat kanë krijuar vështirës në lëvizjen e automjeteve dhe qytetarëve.
Lajme
Si pasojë e reshjeve të pa ndërprera të shiut, zona industriale në Prishtinë është përfshirë nga uji i grumbulluar në rrugë, që po krijon vështirësi në qarkullim, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë, se në disa zona të Kosovës ka pasur përmbytje, por jo në nivel alarmant siç po ndodh në Shqipëri. Ndërsa, në rrugët e Kosovës gjatë 24 orëve kanë ndodhur 63 aksidente, nga ana tjetër policia bën apel te të gjithë qytetarët të kenë kujdes maksimal në komunikacion. /Lajmi.net/