Zogaj: Sot kemi një Serbi qe është partnere serioze e US dhe EU dhe një Kosove që kritikohet e sanksionohet

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka folur rreth masave të cilat sot i ka prezantuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Zogaj u shpreh se po të njëjtat pika i janë adresuar më parë qeverisë së Kosovës nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian qe një kohë të gjatë, duke e cilësuar këtë si problemin më të madh…

Lajme

13/09/2024 21:19

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka folur rreth masave të cilat sot i ka prezantuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Zogaj u shpreh se po të njëjtat pika i janë adresuar më parë qeverisë së Kosovës nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian qe një kohë të gjatë, duke e cilësuar këtë si problemin më të madh të këtyre masave.

Sipas tij, përmes një postimi në Facebook, kjo është një fitore diplomatike e jashtëzakonshme për Serbinë.

“Nuk kane qene te pakte zerat ne Kosove per gjate kesaj periudhe qe e kane paralajmeruar qeverine e Kosoves per nje rrezik te tille, por ajo ka zgjedh nje kurs populist ne lidhje me veriun e vendit.

Prandaj, sot kemi nje Serbi qe eshte partnere serioze e US&EU dhe nje Kosove qe kritikohet e eshte ne sanksione nga EU”, shkroi Zogaj.