Zogaj: Rregullore e re për Departamentin Special, gjyqtarët që nuk tregojnë performancë do të largohen

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në një intervistë në emisionin tha se Rregullorja e re parasheh më shumë liri në administrimin e Departamentit Special dhe më shumë resurse, por përmes një filtri serioz. “Do të ketë një derë me dalë dhe një për të hyrë, që do të thotë dështimi në realizimin…

Lajme

24/12/2024 08:26

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në një intervistë në emisionin tha se Rregullorja e re parasheh më shumë liri në administrimin e Departamentit Special dhe më shumë resurse, por përmes një filtri serioz.

“Do të ketë një derë me dalë dhe një për të hyrë, që do të thotë dështimi në realizimin e performancës dhe objektivave të Departamentit, do të jenë shkak për largimin e gjyqtarëve”, tha Zogaj.

Ai tha se kjo Rregullore do të miratohet në janar të vitit të ardhshëm dhe numri i gjyqtarëve do të shkojë në 12 apo 13 dhe se kjo nënkupton që dinamika e një rasti në Departamentin Special nuk do të varet nga vullneti individual i gjyqtarit, por nga planin i punës së Departamentit që ka gjykata në këtë rast, Betimipërdrejtësi.

Zogaj tha se Rregullorja e re për DS u hartua në dakordim me gjykatën dhe partnerët, në mënyër të veçantë USAID, por ditëve të fundit ka një diskutim me zyrën e BE-së për disa çështje teknike.

Po ashtu, ai tha se ka dy vite që Departamenti Special ka një plan të punës që e ka ngritur nivelin e perfomancës së Departamentit, e cila ka një njohje të rezultateve edhe nga Raporti i Progresit në përfundimin e më shumë rasteve, por që presin performancë ndryshe të këtij Departamenti, pasi që në të trajtohen edhe krimet e luftës.